Lajme

SHBA paralajmëron se Rusia po planifikon një provokim për ta pushtuar Ukrainën

SHBA paralajmëron se Rusia po planifikon një provokim për ta pushtuar Ukrainën

Lajme

Qka Ka Tre

15/01/2022 0:01

Rusia po planifikon një provokim për të krijuar pretekst për pushimin e Ukrainës, thonë zyrtarë të SHBA.

Një zëdhënës i
Pentagonit thotë se operativë rusë po planifikojnë operacion për t’i lejuar
Moskës që të akuzojë Ukrainën për sulm.

“Ka vendosur një
grup operativësh për të kryer atë që ne e quajmë operacioni flamuri fals, një
operacion që të duket si sulm ndaj tyre apo ndaj njerëzve që flasin rusisht në
Ukrainë në mënyrë që të justifikojnë hyrjen”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John
Kirby.

Rusia ka mohuar
akuzuar ndërsa një pretendim i tillë vjen një javë pas nisjes së negociatave
SHBA-Rusi për uljen e tensionit.

Zëdhënësi i
Kremlinit, Dmitry Peskov duke iu përgjigjur këtyre raportimeve, i cilësoi ato
si të paargumentuara dhe të pambështetura.

Ukraina, të
premten ka akuzuar Rusinë se qëndron pas sulmit kibernetik për disa faqeve
zyrtare të saj në internet.

Zyrtarë ukrainas
pretendojnë se provokimi mund të vijë si një incident dhune në ambasadën ruse
apo konsullatë dhe pas kësaj Moska do të fajësojë ekstremistët e së djathtës në
Ukrainë.

Këtë të premte ka
pasur konfirmime të tjera se trupat ruse janë zhvendosur drejt kufirit me
Ukrainën.

Një skenarë të
ngjashëm Rusia ka përdorur në aneksimin e Krimesë në vitin 2014.