Lajme

Rrustemi: Nuk e komentoj deklaratën e Molliqajt, nuk është relevant

Rrustemi: Nuk e komentoj deklaratën e Molliqajt, nuk është relevant

Lajme

Qka Ka Tre

14/01/2022 23:54

Deputeti i VV’së Adnan Rrustemi ka komentuar thirrjen e kryetarit të PSD’së, Dardan Molliqaj, për partitë opozitare që të bojkotojnë seancën e jashtëzakonshme të thirrur për këtë të shtunë. Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë në orën 14:00 ku do të diskutohet lidhur me mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Rrustemi thotë se Molliqaj nuk është relevant në skenën
politike në vend.

“Nuk e kam pa një deklaratë të tillë por z.Molliqaj nuk është
relevant”, thotë Rrustemi.

“Nuk është relevant, jo vetëm për shkak të një përmbajtje
skandaloze të asaj që parafrazuat ju, por përtej saj, nuk është relevant, nuk përfaqëson
asgjë’, tha ai në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Do të ishte e dhimbshme nëse subjektet politike opozitare
parlamentare e dëgjojnë një thirrje të Dardan Molliqajt”, theksoi Rrustemi.

‘Nuk e komentoj dot deklaratën e z.Molliqaj. Është jo relevante, e paqartë edhe në aspektin përmbajtësor. Nuk është relevant, unë s’e kuptoj pse duhet ta përfshijmë në diskutim. Madje s’ka as hapësirë për të dramatizuar situatën”, thotë ai.

“Dardan Molliqaj për ta nxjerr nga harresa publike emrin e tij e shfrytëzon një veprim të tillë”, theksoi Rrustemi.

Emisionin e plotë e keni KËTU.