Lajme

Rrustemi i VV-së i kundërpërgjigjet Isa Mustafës: Justifikoi përvojën e tij të mëhershme

Rrustemi i VV-së i kundërpërgjigjet Isa Mustafës: Justifikoi përvojën e tij të mëhershme

Qka Ka Tre

14/01/2022 23:53

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi ka komentuar deklaratën e ish-liderit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili për Gazetën Qka Ka Tre tha se propozimi i kryeministrit Kurti që serbët të votojnë në zyrën ndërlidhëse dhe përmes postës e lejon referendumin e Serbisë.

Sipas Mustafës,
qëndrimi i Kurtit për të lejuar votimin përmes postës dhe në zyrën ndërlidhëse
është mashtrim i popullit.

Për këtë, Rrustemi
në emisionin ‘dPt te Fidani’ thotë se ish-lideri i LDK-së mund ta ketë thënë këtë
për ta justifikuar përvojën e tij të mëhershme.

“Zotëri Mustafa edhe mund ta ketë për ta justifikuar përvojën e tij më të hershme që e ka lejuar. Nuk është sot sulmi dhe kritika. Serbët e Kosovës me shtetësi të dyfishtë e kanë të drejtë me votu sepse nuk ua ndalojmë dot Ata mund të shkojnë direct në Serbi me shku, përmes postës apo në Zyrën Ndërlidhëse. Dmth kjo është sjellje e përgjegjshme shtetëore. Nuk është e drejtuar as nga serbët e Kosovës që e kanë shtesinë e dyfishtë”, tha Rrustemi.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni duke klikuar KËTU.