Lajme

Parashikimi i motit për këtë fundjavë

Parashikimi i motit për këtë fundjavë

Lajme

Qka Ka Tre

14/01/2022 20:49

Në fundjavë vranësira kalimtare dhe kthjellime ditën e diel, me mundësi për mjegull përgjatë ultësirave.  Orëve të mëngjesit ngrica.

Sipas Prishtina Weather mot i qëndrueshëm parashihet në
ditët e fundjavës.  Ditën e shtunë me
vranësira kalimtare orëve të mëngjesit, e ditën e diel me kthjellime e diell,
por se orëve të mëngjesit me mjegull e ngrica. 

Nga dita e hënë do të ketë edhe kalime të vranësirave, që
ditën e martë do të shoqërohen edhe me reshje të dobëta shiu dhe bore përreth
viseve kodrinoro-malore.  E nga dita e
mërkurë kthjellime, me mjegull në vise të ulëta.

Kushtet atmosferike në këto ditë fundjave, me paraqitjen e
inverzioneve të temperaturës dhe dominimit të fushave të presionit të lartë,
mbajnë ndotësit ajror në koncentrime të rritura pranë sipërfaqes, e indeksi
kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.  Ditën e shtunë në pjesë ku pritet të ketë
qarkullim më të mirë ajror, shkurtimisht vije te një përmirësim i gjendjes ku
vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit kalojnë në vlera të pranueshme.

15.01 – Në
mëngjes vranësira kalimtare, e përreth viseve malore nga veriu i vendit mundësi
për reshje të dobëta bore.  Ditën me
kthjellime e intervale me diell.

16.01 – Kryesisht
kthjellët dhe me diell.  Në mëngjes
ngrica, e përgjatë ultësirave mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë
ditës.

17.01
Pjesërisht vranët.  Përreth viseve malore
nga jugu i vendit mundësi për reshje të dobëta bore apo edhe shiu të akullt.

18.01 – Kryesisht me vranësira.  Nga mesdita priten mundësi për riga lokale
shiu, e përreth viseve kodrinoro malore edhe reshje të dobëta bore.  Deri në mbrëmje reshjet pushojnë, e vranësirat
shpërndahen.

19.01 – Mjegull e ngrica në mëngjes, ditën kryesisht
kthjellët e me diell.

Temperaturat me një tendencë të rritjes deri nga dita e
hënë.  Minimalet luhaten nga -6C
deri  -3C, e të mërkurën zbresin në
-7C.  Maksimalet shënojnë rritje deri në
6C ditën e hënë, e më pas zbresin në 3C e 4C ditën e martë dhe mërkurë.

Të shtunën era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu 4-9m/s,
e më pas dominojnë qetësitë, e ditën e martë frynë mesatare nga veriperëndimi
4-7m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht në rënie të lehtë, por që mbetet e lartë, e nga dita e martë sërish në rritje lartë mbi vlera normale.