Në mbledhjen e datës 17 maj, Bordi i Radio Televizionit të Kosovës aprovoi rregulloren për procedurat e përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm dhe Menaxhmentit të lartë të RTK-së. Rregullorja përmban gjithsej 26 nene duke rregulluar dhe përcaktuar procedurat, kriteret, kushtet e veçanta, procedurat e vlerësimit dhe ato të intervistimit të anëtarëve të menaxhmentit të lartë nisur nga drejtori i përgjithshëm i transmetuesit publik. Si i tillë, ky dokument është hartuar nga një grup punues brenda RTK-së i krijuar për këtë qëllim dhe është shqyrtuar në disa takime nga Bordi i RTK-së. Gjithashtu, rregullorja iu është dërguar për komente shtesë palëve…