Shneta Ushqimi/Dieta

Njihuni me sekretin e verës së zier

Njihuni me sekretin e verës së zier

Ushqimi/Dieta

Qka Ka Tre

04/01/2022 22:10

Kënaqësi e veçantë është të shëtitës nëpër
këtë të ftohtë dhe të pastaj të ndalesh dhe të pish një gotë vere te
mrekullueshme të zier.

Aq më parë nëse ajo pije është bërë në mënyrë
të përsosur, atëherë mund të themi që ngroh edhe shpirtin edhe trupin. Ekzistojnë
shumë variacione në temën lidhur me verën e zier, mirëpo receta themelore do të
duket përafërsisht kështu:

Përbërësit: 1 paketë të vogël lëvore kanelle,
1 litër verë të kuqe, 7 xhenxhefila, 150 deri në 200 mililitra ujë, 5 deri në 7
lugë sheqer, sipas dëshirës lëvore portokalli.

Përgatitja:

Në ujë treteni sheqerin, shtoni kanellën dhe
xhenxhefilin dhe zieni përafërsisht derisa të avullohet gjysma e ujit. Qitni
verën dhe nxeheni derisa të vlojë. Lëngun, verën e zier, shërbejeni në filxhanë
të ngrohtë apo në gota me dorezë metali.

Përbërësi sekret: Nëse dëshironi që vera e
zier të marrë aromë të veçantë, në të qitni disa kokrra piper të zi dhe zieni
me erëzat e tjera. Piperi i zi do t’ju shërbejë edhe nëse nuk keni xhenxhefil.

Gjithashtu, me rastin e shërbimit, në filxhan
qitni një fetë portokalli – do t’i japë verës shije të veçantë.