Modeli legjendar i Samsung punon me Androidin më të ri

Kur bëhet fjalë për zhvillimin e pajisjeve
pasi që përkrahja teknike për to edhe zyrtarisht ndërpritet, disa modele nuk
ndalen duke na befasuar.
Një situatë e tillë po ndodh me telefonin
Samsung Galaxy S III, ku një numër i konsiderueshëm i përdoruesve të tij nuk e
kanë harruar – pavarësisht faktit që bëhet fjalë për një model nga viti 2012.
Galaxy S III deri më tani është modifikuar,
duke i mundësuar të punojë në dy sisteme operative – duke e vënë në punë Linux
i bazuar në Sailfish IS, si dhe ka marrë përkrahjen teknike nga Linux Kernel.
Shtesa më e re për telefonin është Lineage OS
19.0 i themeluar për Android 12. Samsung Galaxy S III 3G (modeli GT-I9300) që e
vë në funksion çipi Exynos 4412, tani mund të punojë nën softuerin Android 12 e
kjo falë programerit “html6405”.
E nga gjërat që funksionojnë që në start janë
radio, kamera, Wi-Fi, Bluetooth dhe riprodhimi i videove.
Natyrisht, disa funksione mungojnë, por ata që
akoma e ruajnë një Samsung Galaxy S III, mund ta përdorin dhe ta provojnë këtë
zgjedhje interesante.