Sport

Messi njoftoi fansat se është shëruar, por PSG merr lajmin e hidhur – qkakatre.com

15:23 / E Premte, 14 Janar 2022 / A. M.

Lionel Messi njoftoi dje me një shkrim në Instagram se është shëruar nga Covid 19 dhe se është i aftë për rikthim.

Por raportet e fundit nga Franca thonë se futbollisti më i mirë në botë nuk do të luaj as në ndeshjen e radhës të PSG-së.

Raportohet se mjekët kanë konstatuar se Messi nuk është i gatshëm për lojë dhe se do të mungoj për ndeshjen e radhës ndaj Brest.

Ndeshja do të luhet  të shtunën në mbrëmje (21:00) në Ligue 1 dhe Messi do ta shikoj përsëri nga televizori./qkakatre.com/