Lajme

Me mendje tek atdheu, KFOR’i ukrainas po vazhdon të shërbejë në Kosovë

Me mendje tek atdheu, KFOR’i ukrainas po vazhdon të shërbejë në Kosovë

Qka Ka Tre

07/04/2022 23:00

Gazetar: Çlirimtar Morina

Edhe pse u raportua se KFOR’i ukrainas është larguar nga Kosova, një gjë e tillë nuk ka ndodhur akoma.  Kohën e largimit nuk e di as ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Automjetet
ushtarake i tërhoqën nga disa baza.

Kështu u krijua përshtypja
se 40 ushtarët ukrainas po largohen nga misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë.

Krejt kjo pas një
kërkese të tyre për t’iu bashkuar mbrojtjes së territorit të tyre nga okupatori
rus.

Megjithatë, kur
kanë kaluar më shumë se 40 ditë luftë, ushtarët ukrainas po vazhdojnë të qëndrojnë
në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Por a ka
informacione ministri Mehaj për kohën e largimit të tyre.

Sidoqoftë, kurdo
që largohen, ata me vete do të marrin Medaljen Presidenciale Ushtarake.

Kjo dekoratë u
nda nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për përmbylljen e shërbimit të tyre
23-vjeçar në Kosovë.

Në Kosovë nga
periudha e pasluftës e vitit 1999 kanë shërbyer 1.400 ushtarë ukrainas duke
kontribuar për paqe dhe siguri në vend.

Si shenjë
mirënjohje për këtë por edhe për rreshtimin krah vendeve perëndimore, shteti i Kosovës
ka vendosur sanksione ndaj Rusisë .

Krahas kësaj, Qeveria e Kosovës është zotuar të pranojë 5 mijë refugjatë dhe të mbështesë 20 gazetarë ukrainas që të punojnë në distancë nga Kosova.

VIDEO