Showbiz

Kurseje rakinë në dalje televizive – Qka Ka Tre

Pjesëmarrja e shqiptarëve të Kosovës në “Fesitvalin e Këngës”, jo rrallë herë komentohet e stërkomentohet nga qytetarët e edhe figurat publike.

Shpesh ngritur akuza se Shqipëria nuk po lë kosovarët që ta përfaqësojnë në Eurovizion. E një gjë e tillë kësaj radhe u tha publikisht edhe nga kompozitor,i Agim Doçi, i cili njëherësh ishte edhe anëtar jurie në  “Festivalin e  Këngës”në RTSH, vitin e kaluar ku u zgjodh kënga përfaqësuese për Eurovizion.

Ai në një emision televiziv në mediat në Shqipëri tha se është pyetur pse nuk e fitoi “Festivalin e Këngës” konkurrenti nga Kosova, Alban Ramosaj. Doçi u përgjigj se Ramosaj le të ta përfaqësojë Kosovën në Eurovizion e jo Shqipërinë.

Një gjë e tillë e bëri të reagojë ashpër këngëtarin, Alban Ramosaj.

Ai përmes një postimi në Instagram e akuzoi kompozitorin për racizëm ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Ajo qe duhet te “te vrasi” eshte fillmisht rracizmi ndaj “Shqiptareve te Kosoves” sic po na ndan e po na etiketon, pastaj era e komunizmit qe kuterbon nga ty ne kete interviste.
Europa nuk tallet me Kosovan apo Shqiperine, por me zgjedhjet qe bejm e si i lejojme te na shohin nder vite. (Meqe ra llafi, kemi nje liste te gjate me individe qe na krenojne neper bote si: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Bebe Rexha, Ermal Meta, Inva Mula, e shume te tjere)”, tha Ramosaj.

Tutje ai i kujtoi Doçit se  ishte një këngëtare e Kosovës e cila e radhiti Shqipërinë më së larti në Eurovizion deri më tani.

“E meqe ke qejf te na ndash, le ti hyjme me thelle natyres se kendveshtrimit tend.
Ka qene po nje “Shqiptare e Kosoves” qe na ka ngritur ne rezultatin me te larte historik ne Eurosong, apo harruat? te kujton gje emri Rona Nishliu?Persa i perket cfare jam, jam nje Shqipe! qe madje gezoj dhe emrin Alban nga nje baba (drite paste) shume patriot dhe me dije te thella per historine dhe gjakun tone”, vazhdoi Ramosaj.

Tutje këngëtari pati edhe një sygjerim për kompozitorin shqiptar duke i thënë ta kursejë rakinë në daljet televizive, e po ashtu u zotua se një shqiptar nga Kosova do ta përfaqësojë Shqipërinë vitin e ardhshëm.

“Flas 4 gjuhe te huaja, kam pashaporte Shqiptare dhe Kosovare, jam i lindur ne Holland, rritur ne Shqiperi me origjine nga Kosova e me rezidence ne Spanje dhe jam shume me shume Shqiptare se sa ju edhe shume me shume Europian se sa ju.Nuk jeni askushi qe te na ndani e te na limitoni per te perfaqesuar Mamane-Shqiperi ne Europe apo kudo!Te sygjeroj te kursesh rakine ne dalje televizive dhe te perfaqesosh moshen tuaj e te na thuash dy tre gjera te mencura heres tjeter.Uroj te jesh gjall per vitin qe vjen e te shohesh se si do na perfaqesoj nje “Shqiptar nga Kosova” !”, përfundoi Alban Ramosaj.

Alban Ramosaj u radhit i dyti në Fesitvalin  e Këngës në RTSh vitin e kaluar, me këngën “Theje”.

Këtë festival e fitoi Ronela Hajat me “Sekret”, me të cilën edhe përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizon 2022.