Lajme

Kriza energjetike në Kosovë, nesër mbahet senancë e jashtëzakonshme për shpalljen e Gjendjes Emergjente

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për shpalljen e Gjendjes Emergjente.

Është bërë e ditur se janë mbledhur nënshkrimet e deputetëve dhe rekomandimi që ka ardhur të premten duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit.

Kujtojmë, që sot është mbajtur një prostestë kundër qeverisë dhe KEDS.

Disa protestues u mblodhën pranë ndërtesës së Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) dhe më pas protestuan edhe para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Për shkak të krizës, prej 22 dhjetorit në Kosovë, konsumatorët po përballen me reduktime të energjisë elektrike prej 2 orësh. Megjithatë, disa qytetarë kanë raportuar se po kanë reduktime më shumë se 2 orë.

Po ashtu, protestuesit bën thirrje edhe për shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.