AutoTech

Imagjinata e Samsungut, telefon me tri palosje

Imagjinata e Samsungut, telefon me tri palosje

AutoTech

Qka Ka Tre

29/12/2021 0:52

Samsung po punon për një pajisje të re
fleksibël, me një ekran që mund të paloset tri herë.

Tani është shfaqur një patentë e re për këtë
pajisje, dhe ka foto dhe detaje që na japin një ide më të mirë se çfarë mund të
presim nga telefoni i ardhshëm “Tri Folding Galaxy”.

Sipas faqes së internetit LetsGoDigital,
Samsung ka paraqitur një aplikim për patentë për telefonin, me ekranin të
palosshëm në formatin “Z”.

Telefoni ka tre ekrane të veçanta, të cilat mund të hapen dhe të formojnë një ekran të madh e të vazhdueshëm.

Përveç kësaj, telefoni
ka dy mentesha, kështu që një ekran hapet nga brenda dhe një nga jashtë – të
tre ekranet krijojnë një formë “Z”.

Thuhet se ky telefon
do të ketë mbështetje për stilolapsin inteligjent S Pen, kamerën nën ekran,
lidhësin HDMI dhe veçori të tjera.