Ballina Shqiperi

I shpëtoi atentatit, por ishte në kërkim për vrasje, arrestohet në spital Vincens Piroli

I shpëtoi atentatit, por ishte në kërkim për vrasje, arrestohet në spital Vincens Piroli

Shqiperi

Qka Ka Tre

04/01/2022 10:50

Ndalohet në Spitalin e Traumës i plagosuri Vinçens Piroli, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar, pasi dyshohet se në korrik të 2021 së bashku me Dorian Lalën ekzekutuan në Ulqin Momcilo Gjurishic.

34-vjeçari i plagosur mbrëmjen e kaluar në Shkodër nuk ka folur dot për policinë, për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore. I plagosuri ka pasur nje komunikim vetem me bluzat e bardha ne Lezhe, ku i ka thene se ka qene duke levizur ne kembe ne zonen e Urës se Bunës ne Shkoder, kur dikush eshte afruar dhe e ka qelluar.

Nga frika se atentatoret do ta ndiqnin, ai nuk shkoi ne Spitalin e Shkodres, por kerkoi ndihme ne ate te Lezhes. Nisur nga kjo, policia ka ushtruar kontrolle ne zonen e përmendur, por nuk ka gjetur gezhoja dhe as raportime per te shtena me arme.

Ndërkohë po punohet me kamerat per te identifikuar personin qe shoqeroi 34-vjecarin ne spital.