Lajme

Hyseni: Më 14 nëntor do të fitojnë qytetarët e Gjilanit

Hyseni: Më 14 nëntor do të fitojnë qytetarët e Gjilanit

Lajme

Qka Ka Tre

09/11/2021 23:21

Kandidati i VV’së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni thotë se kanë punuar shumë me qytetarët prandaj kanë arritur që të jenë në balotazh. Ai do të përballet me 14 nëntor me Lutfi Hazirin e LDK’së.

“Puna jonë që e kemi bërë me vizita të rregullta, me afërsinë që e kemi krijuar me qytetarët, në anën tjetër edhe programi ynë për qeverisje ka qenë arsyeja kryesore që ne e kemi fituar garën në Gjilan”, thotë Hyseni.

“Ka qenë plan i kahmotshëm që të garoj për kryetar komune”, thotë ai.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës është i bindur në fitore.

“Unë jam plotësisht i bindur që besimi i qytetarëve ka me na nxjerr të parët në Gjilan. Kjo është bindja ime. Nuk besoj që do të fitoj unë por do të fitojnë qytetarët me besimin që do të ja japin një kandidati që ka treguar se e meriton këtë besim”, tha Hyseni.

Në rundin e parë të zgjedhjeve më 17 tetor Alban Hyseni mori 18.550 vota ose 44,43% derisa Lutfi Haziri mori 18.289 ose 43,81%.

Emisionin e plotë mund ta shihni KËTU.