Lajme

Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij në Novobërdë

Të premtën pasdite një burrë është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në fshatin Kllabukarë të Novobërdës.

Policia njofton se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes rreth orës 15:30.

Më tutje me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.