Instant Sport Sporte tjera

Fillon ndeshja e Bad News Eagles, këtu mund ta ndiqni live

Fillon ndeshja e Bad News Eagles, këtu mund ta ndiqni live

Qka Ka Tre

14/05/2022 11:57

Ka filluar ndeshja e Bad News Eagles ndaj Copenhagen Flames në kuadër të “Legends Stage” në turneun më të madh të CS:GO në botë.

Ekipi kosovar, Bad News Eagles do të nisin
sot garimin në “Legends Stage” në PGL Antwerp Major 2022.

BNE arriti kualifikimin në fazën “Legends Stage”
para dy ditëve, pas tri fitoreve dhe dy humbjeve, shkruan Qka Ka Tre.

Sot, ata do të nisin garimin në fazën tjetër,
ku garojnë 16 ekipet më të mira të botës.

Edhe në këtë fazë, një ekipi për t’u kualifikuar
i duhen tri fitore nga pesë ndeshje dhe më pas kalojnë në “Champions Stage” aty
ku bëhet eliminimi direkt.

Ndeshjen live mund ta ndiqni me komentin shqip nga streameri “xhocii” duke klikuar këtu.

 /Gazeta
Qka Ka Tre/