AutoTech

FIFA 22 dominon në botën e videolojërave

FIFA 22 dominon në botën e videolojërave

AutoTech

Qka Ka Tre

27/12/2021 22:53

Nintendo Switch dhe PlayStation 5, janë
konzolat më të shitura gjatë këtij viti në rajone të ndryshme të Evropës.

Këtë informacion e ka bërë të ditur
Christopher Dring nga GamesIndustry, e sipas tij Switch sërish dominon me
shitje të harduerit në territore të ndryshme të Evropës.

Në anën tjetër, pritet që Sony të jetë i pari
në shitje me konzolën PlayStation 5 në Britani të Madhe, Suedi, Finlandë dhe
Danimarkë.

Kur është në pyetje shitja e videolojërave në
Evropë, më e shitura është FIFA 22 që ka tejkaluar shitjet e vitit të kaluar me
FIFA 21.

Sa i përket shitjes së lojërave të PS5,
Spider-Man: Miles Morales është treguar tejet e fuqishme. Resident Evil Village
është gjetur në vendin e pestë sa i përket shitjes në Evropë.