Lajme

Detaje të reja nga rasti tragjik në Gjilan, flasin nga spitali – qkakatre.com

Një person mbeti i vdekur dhe një i plagosur në komunën e Gjilanit, ndërsa mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë.

Sinjali ka mësuar se viktima është Egzon Rafuna 22-vjeçar nga komuna e Gjilanit dhe i plagosuri i cili gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore është Valdrin Halimi 29-vjeçar nga fshati Pogragjë të Gjilanit.

Kontaktuar me Drejtorin e Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini i cili ka thënë se viktima, Egzon Rafuna ka qenë pa shenja jete dhe ka qenë i plagosur në pjesën e majtë të gjoksit.

Ndërkaq Emini ka bërë të ditur se i plagosuri, Valdrin Halimi ka dy plagë nga arma e zjarrit në regjionin e ijëve dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.