Sport

Bad News Eagles do të zhvillojnë edhe një ndeshje sot – ky është orari i duelit të radhës! – qkakatre.com

13:26 / E Shtunë, 14 Maj 2022 / A. M.

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë sot në “Legends Stage” në turneun më të madh në botë në CS:GO, PGL Anwerp Major.

Bad News Eagles pësuan humbje në ndeshjen e parë ndaj ekipit danez Copenhagen Flames, me rezultat 14-16.

Derisa përballja e radhës për BNE do të zhvillohet rreth orës 17:00 – 18:00.

Edhe kjo fazë si e kaluara, një ekipi për të kaluar tutje i duhen tri fitore nga pesë ndeshje, ku më pas kalojnë në “Champions Stage”, derisa aty është me eliminim direkt.