Lajme

Aksioni i policisë për dallaveret me subvencione, arrestohet zyrtari në Komunën e Ferizajt

Aksioni i policisë për dallaveret me subvencione, arrestohet zyrtari në Komunën e Ferizajt

Lajme

Qka Ka Tre

03/12/2021 14:53

Policia e Kosovës sot është duke zhvilluar aksionin “Subvencioni 2021”, ku ka arrestuar disa zyrtarë të drejtorive të Bujqësisë nëpër komunat e vendit, raporton Qka Ka Tre

Policia ka arrestuar shefin e Zyrës për Zhvillim
Rural në Komunën e Ferizajt, D.M.

Lajmin për Qka Ka Tre e ka konfirmuar drejtori i
Bujqësisë në këtë komunë, Bajram Bajrami.

“Njëri prej zyrtarëve të bujqësisë është
intervistuar sot dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve”, ka
deklaruar Bajrami.

Ndryshe, nga ky aksion i Policisë së Kosovës janë
arrestuar edhe katër zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Istogut.

Lajmin për Qka Ka Tre e ka konfirmuar nënkryetari
i kësaj komune, Agim Ademaj.

“Kanë ardhur i kanë marrë me polici, katër
zyrtarë të drejtoratit të bujqësisë, nuk kanë dhënë asnjë informacion, s’e kanë
informuar askënd prej komunës”, ka deklaruar Ademaj.

Ndërkaq nga Policia e Kosovës kanë deklaruar
se momentalisht nuk mund të jeoen shumë detaje rreth aksionit të sotëm.

Zëdhënësi i poicisë, Baki Kelani, ka deklaruar
për Qka Ka Tre se aksioni i sotëm po bëhet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve
Ekonomike.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jepen informacione shtesë”, ka deklaruar Kelani./Qka Ka Tre/