Teknologji

Merreni këtë nëse ju është ngadalësuar iPhone

Tim Cook ka një zgjidhje për përdoruesit të cilët mendojnë se Apple është duke ngadalësuar qëllimisht iPhone.

Javën e kaluar, Cook tha për ABC News se përditësimi i ardhshëm i iOS do të jetë më transparent rreth shëndetit të baterisë së celularit tuaj, duke përdorur vegla që tregojnë gjendjen ‘shëndetësore’ të baterisë.

Edhe pse kompania nuk tregon detaje para lansimit të ndonjë përditësimi, ky përditësim është një lëvizje e kompanisë për të përmirësuar dëmin e shkaktuar, transmeton Gazeta Express.

Me këtë përditësim të ri, Apple po synon të zgjidhë problemin e ngadalësimit të celularit. Përditësimi iOS 11.3 do të përfshijë gjithashtu edhe disa opsione të reja për Animoji, si një luan, ari dhe dragua.

Përditësimi do të lëshohet në versionin beta për zhvilluesit të mërkurën dhe do të jetë në dispozicion për klientët në pranverë.