Teknologji

Fakte interesante që nuk i keni ditur për Nikola Tesla

Nikola Tesla është padyshim një nga gjenitë dhe mendjet më brilante që ka jetuar ndonjëherë.

Por përkundër gjenialitetit të tij, ai ka pasur vese dhe obsesione të çuditshme, transmeton Express. Në librin që ai shkroi “My Inventions” (zbulimet e mija) gjenden tregime të jashtëzakonshme të cilat tregojnë se si vepronte mendja e tij.

Tesla kishte varësi ndaj bixhozit kur ishte i ri dhe atë e kishte lënë kur një ditë nënë e tij i kishte dhënë të gjitha paratë që kishin dhe i kishte kërkuar që të shkoj ti humb të gjitha dhe në këtë mënyrë nuk do të kishim më çfarë të humbasin. Ky veprim dëshpërues i nënës së tij kishte bërë që aj të heq dorë përfundimisht nga bixhozi.

Ai kishte një vëlla më të madh i cili kishte vdekur në moshën 10 vjeçare nga plagët të cilat i kishte marr nga kali i cili ishte frikësuar nga ujqërit. Tesla thoshte se vëllai i tij ishte shumë më i mençur dhe inteligjent se vetë ai.

Shumë i obsesionuar dhe me teke të ndryshme karakterizonin atë. Atë mund ta detyroje të prekte flokët e dikujt vetëm nën tytën e pistoletës, ai kishte neveri ndal flokëve të huaja. Perlat e revoltonin përderisa kristalet i jepnin kënaqësi.

Ai kishte një dashuri të madhe për numrin 3 dhe të gjithë numrat që plotpjesëtoheshin me të. Në hotel kërkonte 3, 6 ose 9 peshqir dhe qëndronte në dhomën numër 207, të dy këta numra që plotpjesëtohen me 3.

Nga fundi i jetës së tij ai ra në dashuri me pëllumbat. Pëllumbi i tij i parapëlqyer ishte një pëllumb i bardhë me një ngjyrë hiri në fund të krahëve dhe bishtit. Ai kishte shkruar: “E dua atë siç një mashkull dashuron një femër, edhe ajo më dashuronte mua…Përderisa kisha atë, kisha një qëllim në jetë.”/GazetaExpress/

Loading...