Teknologji

Audi tërheq 127 mijë vetura dizel

Audi ka rikthyer 127 mijë vetura për shkak të zbulimit të pajisjeve mashtruese për emetimin e gazrave.

Sipas raportimeve, Audi ka rikthyer modelet A4, A5, A6, A7 si dhe Q5, SQ5 dhe Q7.

Gazeta gjermane “Bild” shkruan se kthimi i veturave vjen pasi Agjencia Federative e Transportit ka gjetur pajisjen e papranueshme në disa modele dizel.

Thuhet se Audi ka afat deri më 2 shkurt që të gjejë një zgjidhje për modelet e prekura.

Loading...