Teknologji

Apple do t’ju lejojë përdoruesve ta ndalin veçorinë që ua ngadalëson iPhone-at

Klientët do të vendosin vetë nëse dëshirojnë të rrisin jetëgjatësinë e baterisë së telefonit të tyre apo jo.

Apple njoftoi se do të nxjerrë së shpejti një përditësim të sistemit iOS në shumicën e pajisjve të veta iPhone për t’u mundësuar përdoruesve këtë opsion të ri.

Kompania është vendosur prej javësh në qendër të kritikave pasi pranoi se ngadalëson sistemin e operimit tek modelet e vjetra për t’i rritur jetëgjatësinë baterisë së telefonit, përcjell TCh.

Kjo shkaktoi reagimet të shumta negative, aq sa “Molla” doli me një vendim të pashembullt për politikat e saj, duke deklaruar nxjerrjen në treg me çmime të arsyeshme të baterive të reja.