Teknologji

Aplikacioni i mesazheve që funksionon vetëm kur bateria është nën 5 për qind

“Die with me” (Vdis me mua) është një aplikacion i veçantë për përdoruesit e Androidit dhe iPhonet, i cili funksionon vetëm kur bateria e telefonit është nën 5 për qind.

Qëllimi fillestar ka qenë “të bëhej diçka kur bateria është në fund”, siç shpjegon themelues i saj belgu Dries Depoorter. Zakonisht kur bateria është në fund të kap ankthi.

Duke pasur parasysh që hyn në funksion vetëm kur ka pak bateri në telefon, aplikacioni nuk ka gjë tjetër vetëm tekst. Duhet të kesh një pseudonim, dhe pranë çdo mesazhi të dërguar ose të marrë tregohet përqindja e mbetur e baterisë. Për të njëjtën arsye të kursimit të baterisë nuk mund as të dërgosh apo marrësh foto dhe video, shkruan tch.

“U zbavitëm shumë duke e realizuar dhe tashmë shohim njerëz të lumtur që bisedojnë edhe pse bateria është në fund”, thotë Depoorter.

 

Loading...