Sport

“Suarezi më quajti ndyrësirë, unë i thashë që është sulmuesi më i mirë në botë”

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Paulista, beson se Valencia bëri lojë shumë të mirë mbrëmë në “Camp Nou”, si dhe foli rreth një përleshjeje të çuditshme me Luis Suarezin.
Derisa sulmuesi uruguaian përdori term përçmues ndaj Gabrielit, mbrojtësi i Valencias e hodhi poshtë këtë incident, transmeton Express.

“Këto janë gjëra që ndodhin dhe mbesin në fushë”, ka thënë braziliani para gazetarëve pas humbjes 1-0 të Valencias në “Camp Nou”, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

“Më quajti ndyrësirë, por unë i thashë që është lojtar i mirë; që është 9-shi më i mirë në botë. Ama kjo mbetet në fushë. Tani do ta harrojmë dhe kaq”, kashtuar ai.

Mbrojtësi brazilian ishte i zjarrtë në fushë si gjithmonë por nuk arriti t’ia mohojë golin Suarezit.

Loading...