Sport

Messi fol pë miqësin e tij me Ronaldon

Ylli i Barcelonës, Leo Messi ka ngurruar të përshkruajë si ‘miqësi’ marrëdhënien e tij me rivalin e madh, Cristiano Ronaldon.

Sulmuesi argjentinas dhe ai portugez janë rival të mëdhenj qe dhjetë vite dhe mediat shpesh i kanë përshkruar edhe si të urryer mes njëri-tjetrit.

Megjithatë, këtë gjë e kanë mohuar të dytë, duke theksuar se inati i tyre është pozitiv dhe i përket futbollit.

Messi, gjatë një interviste të fundit për revistën World Soccer Magazine, u pyet nëse ai ishte i afërt me rivalit të tij të madh nga Real Madridi, por marrëdhënien e tij nuk e cilësoi si miqësi.

“Nuk e di”, u përgjigj argjentinasi fillimisht Messi për World Soccer Magazine.

“Miqësia është diçka që ndërtohet bashkë me kalimin e kohës”.

“Ne nuk kemi ndonjë marrëdhënie, sepse ne e shohim njëri-tjetrin vetëm në ndarjen e çmimeve, e cila është e vetmja kohë që ne flasim me njëri-tjetrin”.

“Gjithçka është mirë, por jeta jonë nuk na takon shumë shpesh”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/

Loading...