Sport

Duka-Finos: “Ke aktivizuar kriminelë që kam frikë t’ju përmend emrat”

Tensione dhe akuza të ndërsjella, kështu ishte debati i parë publik mes Dukës e Finos.

Debati i parë publik mes dy kandidatëve potencialë për kreun e FSHF-së, Armando Duka dhe Bashkim Fino, në Top Channel, u karakterizua nga tensioni dhe akuzat e ndërsjella.

Deputeti i PS-së akuzoi kreun aktual të FSHF-së se po përdor shoqata fantazmë, për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve dhe u shpreh se do të kërkojë ndalimin e votimit të tyre.

Nga ana tjetër, Duka mori në mbrojtje shoqatat dhe drejtuesit e tyre, ndërsa akuzoi Finon se ka angazhuar politikën dhe kriminelët për të favorizuar kandidaturën e tij.

“Unë prisja që ne të flisnim më shumë për futbollin realisht, por ti vjen këtu me një mal me akuza, që në fakt nuk janë aspak të vërteta. Je ti ai që ke nisur presionet politike ndaj delegatëve, ndërsa ke aktivizuar edhe kriminelë. Realisht unë kam frikë të përmend emrat e kriminelëve që ke aktivizuar dhe ke përdorur, madje edhe ti ke frikë”, tha Duka./Gazeta Express/

Loading...