Sport

Don Balon: Reali vendos, largohet Ronaldo – vjen Neymar

2019, ky do të jetë viti kur Neymari do të zbresë në “Santiago Bernabeu”.

Sipas asaj që raporton Don Balon, Real Madridi ka vendosur t’i besojë edhe një sezon Cristiano Ronaldos dhe transferimi i yllit të Paris Saint-Germain, Neymar, duhet të presë deri në vitin 2019, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo do të jetë 34 vjeçar në vitin 2019 dhe Florentino Perez nuk e sheh të arsyeshme që edhe në këtë moshë ta mbajë Cristianon me pagë aq të lartë.

Don Balon raporton tani se Perez do të bëjë lëvizjen e madhe, do të transferojë Neymarin në vitin 2019, pasi Ronaldo të largohet drejt Amerikës.

 

Loading...