Sport

Chelsea mposht Newcastle për të vazhduar në FA Cup

Chelsea e ka mposhtur 3:0 Newcastle Unitedin.

Chelsea ka siguruar për biletën në mesin e 16 më të mirave në FA Cup, pas fitores së pastër në Stamford Bridge. Blutë e Londrës e mposhtën 3:0 Newcastle Unitedin, shkruan Express.

Michy Batshuayi 31’ dhe 44’ si dhe Marcos Alonso 72’ shënuan për Chelsean e Antonio Contes që pa ndonjë vështirësi u kualifikua në rrethin tjetër të FA Cup./Gazeta Express/