Sport

Barça – Valencia, Messi sërish më i miri

Barcelona e ka mposhtur 1:0 Valencian, ndeshje në të cilën shkëlqeu Leo Messi, pavarësisht se nuk shënoi.

Barcelona e ka fituar betejën e parë kundër Valencias në Copa del Rey, duke triumfuar 1:0 në ndeshjen që u zhvillua në Camp Nou, shkruan Gazeta Express.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Luis Suarez në minutën e 67’të, pas një asistimi të mrekullueshëm nga ana e Lionel Messit, që bëri paraqitje fantastike dhe u vlerësua më i miri i takimit.

Finalisti i Copa del Rey do të mësohet javën e ardhshme, kur këto dy klube do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit në “Mestalla”. /Gazeta Express/