Sport

Agjenti i Pastores: “PSG nuk do ta shesë”

Pastore do të largohet nga PSG-ja nëse gjen një klub ku do të ishte i lumtur, thotë agjenti i argjentinasit.

E ardhmja e Javier Pastores duke larg Paris Saint-Germainit, pavarësisht se klubi francez nuk do ta shesë. Lajmin e ka konfirmuar agjenti i lojtarit, Marcelo Simionian.

Ai ka thënë se ai mund të largohet nga Franca “nëse gjendet një zgjidhje që do ta bëjë atë të lumtur”.

Interi është duke insistuar për mesfushorin argjentinas, që do të përmirësonte shumë mesfushën e Zi kaltërve.

“PSG nuk do ta shesë Pastoren”, tha ai për “FCInter1908.it”. “Nëse vijnë oferta konkrete, PSG-ja do të bëjë atë që e bënë Pastoren të lumtur dhe lumturia e tij është të luajë rregullisht”.

“Ata e duan shumë. Ka marrëdhënie të mirë me Nasser Al-Khelaifi, Antero Henriques dhe të gjithë në PSG. Nuk do të bënin asnjëherë diçka që do ta dëmtonin atë”, theksoi mes tjerash agjenti i lojtarit.

Loading...