Shqipëri

U legalizua falja e Ramës, Tahirit dhe Gjonajt

Marrëveshja e arritur mes prokurorisë së Përgjithshme dhe ministrisë së Brendshme, për krijimin e një task-force qendrore që do të ekzekutojë operacionin Forca e Ligjit, është komentuar edhe nga deputeti i LSI-së.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e konsideron këtë një marrëveshje për të mos arrestuar ish ministrin Saimir Tahiri apo dhe ministres së Drejtësisë që firmosi për ekstradimin e dëshmitarit në çështjen “Tahiri-Habilaj”.

“Marreveshja Marku -Xhafaj legalizimi i faljes se Rames me FB, mosarrestimit te Tahirit, i mosarrestimit te ministres qe ekstradon trafikantin. Prokuroria mbyll skandalin e Edi Rames i akuzuar se i beri thirrje policise qe te bente fushate elektorale per PS,e mbyll se sipas saj mjafton qe Edi Rama kerkon falje ne facebook. Edi Rama ndalon arrestimin e Tahirit me nje mal me prova dhe prokuroria rri e veshtron. Ministrja e drejtesise dhunon ligjin dhe shperdoron detyren dhe ekstradon trafikantin dhe prokuroria nuk leviz gishtin. Po kjo prokurori me keq e me zi se sigurimi i shtetit arreston te madh e te vogel edhe per dyshime te paqena. Marreveshja e Arta Markut me Fatmir Xhafen eshte si Aluizni i drejtesise per te legalizuar dy drejtesi:nje drejtesi te padenushmerise per kryeministrin dhe nje drejtesi per shqiptaret e thjeshte”, shkruan Vasili.