Shqipëri

Transformohet blloku i banimit pranë Ambasadës Amerikane

Blloku pranë Ambasadës Amerikane në kryeqytet po merr një pamje krejtësisht të re.
Kjo zonë, edhe pse një nga më të populluarat, prej vitesh nuk kishte njohur asnjë ndërhyrje për përmirësimin e jetës së mbi 5 mijë banorëve që jetojnë aty.

Rrugët dhe trotuaret kanë përfunduar sëbashku me rrjetin nëntokësor, ndërkohë që një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe krijimit të shesheve të çlodhjes për të gjitha grupmoshat, si dhe ndërtimit të katër këndeve të lojërave për fëmijë.

Projekti për rehabilitimin e bllokut të banimit që kufizohet nga Rr. “Stavri Vinjau”, Rr. “Budi” dhe Rr. “Qamil Guranjaku”, është i ndarë në katër faza, të cilat parashikojnë rikonstruksionin e të gjitha rrugëve, duke përfshirë përmirësimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, asfaltim, ndriçim dhe vendosjen e sinjalistikës së nevojshme.

Përmes sistemimit të 150 vendeve të parkimit, pritet që të marrë zgjidhje edhe ky shqetësim i banorëve të kësaj zone tejet të populluar.

Loading...