Shqipëri

Rama ofendon rëndë Thaçin, Veselin e Haradinajn

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar liderët kosovarë për tentimin e shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale. Sipas kryeministrit Rama, politikanët e Kosovës bënë sikurse lopët që shqelmojnë qumështin e vet
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer krerët e Kosovës kur ka folur për Gjykatën Speciale, përkatësisht për përpjekjet e këtyre të fundit për ta shfuqizuar atë. Sipas Ramës, Kosova në vend se të provojë t’i zgjidhë problemet e saj të mëdha që i ka, po kujdeset për të krijuar të reja.

Shfuqizimin e Speciales, Rama e ka quajtur gabim që do të sillte pasoja fatale për Kosovën, pasi kryeministri shqiptar një përpjekje të tillë e sheh si “tradhti” ndaj aleatëve që e kanë ndihmuar Kosovën në krijimin e shtetësisë.

Rama ka thënë se Kosova nuk duhet të krijojë probleme tjera që e paralizojnë si shtet, por të fokusohet ta zgjidhë problemin me Serbinë, përmes dialogut.

“Krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se çka vjen mbrapa”, ka thënë Rama për tentativën e tre liderëve kosovarë për ta shfuqizuar Speciale në “Talk Show” të Vizion Plus.

Loading...