Shqipëri

Peleshi shkarkon menjëherë drejtorin e rëndësishëm: Nuk e dinim që ishte i dënuar!

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i ministrisë së Bujqësisë, në lidhje me denoncimin e bërë sot nga LSI, për një drejtor të Ujitjes dhe Kullimit, që rezultonte se ishte i dënuar.
Ai është shkarkuar Nexhip Merolli është shkarkuar menjëherë nga detyra.

“Duke marrë në konsideratë faktin e bërë publik, se drejtori i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit për rajonin Korcë-Elbasan-Berat, rezulton fajtor me një vendim të formës së prerë (fakt për të cilin nuk është marrë dijeni në momentin e emërimit të tij) Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, vendosi largimin e tij të menjëhershëm nga detyra. Qeveria e Shqipërisë s’ka pasur, s’ka dhe s’do të ketë asnjë lëkundje në mbrojtjen e pastërtisë së figurës, së çdo zyrtari në varësinë e pushtetit ekzekutiv. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, falenderon dhe inkurajon çdokënd që hedh dritë mbi fakte të kësaj natyre, në funksion të moscënimit të figurës së zyrtarit të shtetit nga asnjë hije e të shkuarës në raport me ligjin.”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Bujqësisë.

Loading...