Shqipëri

Negociatat me Greqinë, Gjosha: Bushati ka 24 orë që vetëm mashtron

Deklarata e Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, se Greqi prite të zgjerojë hapësirën e saj detare me 12 milje detare ka shkaktuar reagime të ashpra në Shqipëri.

Përmes një statusi në profilin e saj në ‘Facebook’, Ish-ministria e Integrimit, Klajda Gjosha ka hedhura akuza të forta ndaj ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit, se po mashtron lidhur me negociatat me Greqinë.

Reagimi i Gjoshës:

Kush janë arsyet që Ministri ynë i Jashtëm në 24 orët e fundit ka mashtruar për bisedimet me Greqinë? Komisioni Jashtëm, dëgjoi dje për rreth 3 orë, përrallat e kësaj qeverie për një arritje historike me palën greke.

Dëgjuam mashtrimet për diskutimet mbi cështjen Çame, kur në deklaratat e fundit të Ministrit Kotzias, duket se pala greke nuk ka kryer asnjë diskutim për një cështje që Greqia, sic deklaron ai, nuk e njeh!

Dëgjuam për marrëveshjen e detit, aq shumë të sulmuar deri më sot nga të njëjtët individë, ku e njëjta retorikë u përdor edhe dje! Sot po kuptojmë se Shqipëria paska falur edhe 12 milje të tjera të ujrave Shqiptare!!!

Cfarë po ndodh? Edhe sa mashtrime të tjera jemi të detyruar të dëgjojmë deri në Prill kur të përfundojnë marrëveshjet mes palëve?

Gjithcka qe kërkuam ishte pak transperencë për hir të qytetarëve shqiptarë. Jo transparencë që nuk ka por mesa shoh qënkan të gatshëm të shesin edhe shpirtin e qytetarëve tanë për interesa të ngushta personale!

 

Loading...