Shqipëri

Kapet skifteri, i zbulohen disa vjedhje në Tiranë

Policia e Tiranë bën me dije se ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentin e disa vjedhjeve të ndodhur në Tiranë, kohët e fundit.
Siç mësohet, blutë e Tiranës kanë arrestuan ditën e djeshme Pirent Kano, 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë 2 herë për veprën penale “Vjedhja”.

Vjedhja e fundit ka qenë ajo disa ditëve më parë, ku në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ka vjedhur një shumë lekësh në një supermarket në pronësi të B. N., 41 vjeç.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ai është autori i ngjarjeve ndodhura si më poshtë:

Më datë 03.01.2018, në rrugën “Besim Imani” dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetases A.D.

Më datë 12.01.2018, ne bulevardin “Bajram Curri” dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit N.A.

Më datë 17.01.2018, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se ka vjedhur me thyerje xhami, një çantë, të ndodhur në mjeti tip “Benc 190”, në pronesi të shtetases Dh.M.,

Më datë 01.21.2018, në rrugën ”Rr.Androniqi Zengo Antoniu”, dyshohet se ka vjedhur banesen e shtetasit B.H.

Më datë 29.01.2018, dyshohet se ka vjedhur në rrugën “Naim Frashëri”, në një dyqan, ne pronesi të shtetasit E.Z., 22 vjeç.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.