Shqipëri

5 euro për të kaluar në rrugën e Kombit, plas humori i zi në rrjet (FOTO)

Lajmi se rruga e Kombit do të bëhet me pagesë ka shkaktuar shumë irritime tek qytetarët, si në Shqipëri po ashtu edhe në Kosovë.

Lidhur me këtë lajm, rrjeti ka shpërthyer më foto ironike për kryeministrin Edi Rama, i cili akuzohet edhe si iniciatori i kësaj tarife.

Pas dy javësh, të gjithë ata që do të kalojnë në rrugën e Kombit do të jenë të detyruar të paguajnë një tarifë që varion nga 2.5 euro në 22 euro.

Por shqiptarët, si zakonisht reagojnë nëpër rrjete ose dalin në protesta vetëm kur i thërrasin partitë, jo kur iu rriten taksat.