Shqipëri

12 milje detare më shumë për Greqinë, Vasili: Rama gënjeu, të largohet!

Kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme për paktin detar, ku ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias në mediat greke ka deklaruar se Greqi pritet të përfitojë rreth 12 milje det më shumë.

“Në këtë kuadër Shqipëria pranoi zgjerim të hapësirës ujore greke me 12 milje detare”- tha Kotzias.

Në një status në profilin e tij në ‘Facebook’, Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai ka gënjyer dhe prandaj duhet të largohet.

Reagimi i Vasilit:

Kryeministri u çorr per kufirin detar me Greqine,tani te largohet se genjeu.

Kryeministri ka klithur e uleritur deri ne neveri per ceshtjen e kufirit detar me Greqine.

Gjeti edhe tradhetare e armiq te popullit.

Po sot te gjithe mesuam se ujerat greke do te zgjerohen me 12 milje.

Perfundimisht ky kryeminister mbetet genjeshtar pa sherim sic genjeu edhe per ceshtjen çame.

Ka vetem nje keshille lidhur me kete individ, qe eshte sinonim i genjeshtres:

MOS E BESONI!