Shëndeti

Rasti i rrallë, gruaja kollitet aq fortë sa thyen një brinjë

Një grua 66-vjeçare ka habitur mjekët e një spitali, pasi shkoi të mjekohej për kollë, por zbuloi se kishte thyer një brinjë.

Emri i saj nuk bëhet i ditur, por rasti është publikuar në një revistë mjekësore. Gruaja ishte me grip, dhe prej dy javësh kishte një kollë të fortë dhe më pas kishte filluar të kishte dhimbje në brinjën e saj.

Në fakt përpos kollës dhe dhimbjes së brinjës, një njollë e madhe e zezë ishte formuar në trupin e saj, e cila e shtyu gruan për një vizitë më të detajuar. Pas një grafie, ajo zbuloi se kolla e fortë i kishte shkaktuar thyerjen e brinjës dhe për këtë arsye ndjente dhimbje dhe kishte shenja të frakturës.

Në fakt analizat e mëtejshme zbuluan se ajo vuante nga një infeksion i quajtur “Bordetella pertussis”, i cili shkakton kollë të fortë, që mund të çojë edhe në fraktura./GazetaExpress/