Maqedoni

Zv/ministri i drejtësisë Ristovski: Opozita duhet të mbështesë reformat në gjyqësor

Zëvendes ministri i drejtësisë Oliver Ristovski premton se do të arrihet me kohë me reformat e planifikuara në gjyqësor.

Ai shpreson se opozita do të mbështet ligjin e ri për gjykatë dhe këshillin gjyqësor të cilat tashmë janë në procedur parlamentare e që nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve për të kaluar në lexim të parë.

“Aq sa jam informuar unë opozita do të paraqitet në Kuvend me 3 prill pikërisht për ligjet e propozuara për të cilat janë të nevojshme dy të tretat e votave. Shpresoj se ato do të jenë aty pasi që këto ligje janë paraprakisht të harmonizuara edhe me opozitën”, shprehet zv/ministri i drejtësisë Oliver Ristovski.

Ristevski bën me dije se javën e ardhshme trupi për implementimin e reformave në gjyqësi do të miratoj rregulloren e punës dhe njëherit do të debatohet edhe për përgjegjësinë disiplinore të gjykatësve.