Maqedoni

Seanca për gjuhët, Xhaferi: Mungojnë kushtet për debat

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, në një takim me gazetarët informoi se seanca për ligjin e gjuhëve e caktuar për sot në orën 12:00, nuk do të mbahet, pasi që prej 35.000 amendamenteve të VMRO-DPMNE-së janë përkthyer vetëm 17.000.
Xhaferi tha se ka nene që kanë rreth 300 amendamente, siç qëndron rasti me nenin 5, kjo do të marrë kohë. Duket qartë se kjo është çështje politike dhe amendamentet janë sjellë që të bllokohet ligji. Çdo pranim i mundshëm i një amendamentit do të paraqesë kërcënim të Kushtetutës. Në procedurë parlamentare ligji është harmonizuar me Kushtetutën dhe nuk ka baza që i njëjti të cilësohet si antikushtetues.

Sipas Xhaferit, nëse pranohet një amendament, Kuvendi do të bie në kundërshtim edhe me Komisionin që e miratoi ligjin dhe të njëjtin e solli në seancë. Ai tha se, nëse VMRO – DPMNE-ja si parti opozitare me ndihmën e amendamenteve vazhdon të bllokojë punën e Kuvendit dhe sillet politikisht, atëherë edhe ai do të sillet në të njëjtën mënyrë dhe nuk do të tolerojë zbatimin e amendamenteve. Ai shtoi se kërkesat reale me amendamente kanë qenë në lexim të parë, ndërsa tani çdo pranim i mundshëm i një amendamenti do të thotë kontestim i kushtetutshmërisë. Xhaferi më tej shtoi se deputetët e VMRO–DPMNE-së do të tërheqin amendamentet dhe se do ta miratojnë komunikimin me qytetarët shqiptarë.

Dje u anulua leximi i tretë i Ligjit të gjuhëve, ku duhej të diskutoheshin mbi 35 mijë amendamente për arsye të mungesës së kushteve për debat, tha kryeparlamentari Xhaferi. Ai ftoi shërbimet e parlamentit që kur të krijohen kushtet ta njoftojnë për diskutimin e Ligjit të gjuhëve./Express/