Maqedoni

Muizhnieks: Autoritetet duhet të zbatojnë politika eurointegruese

Komisari për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, Nills Muizhnieks, sot në konferencë për shtyp theksoi se autoritetet e Maqedonisë duhet të zbatojnë politika që nxisin integrim dhe mirëkuptim mes bashkësive etnike dhe të promovojnë kohezion social, njëkohësisht duke e mbrojtur diversitetin.
Muizhnieks, i cili është për vizitë pesëditore në Maqedoni, tha se Marrëveshja e Ohrit i ka dhënë fund konfliktit në vitin 2001 dhe solli deri te ndryshimet në rajone të caktuara, si përfaqësimi juridik i bashkësive, decentralizimi dhe përdorimi i gjuhëve, por, megjithatë kohezioni social nuk është arritur.

“Shoqëria e Maqedonisë mbetet thellë e ndarë sipas bazave etnike dhe gjuhësore dhe koha e fundit është që liderët politik të mendojnë strategji për integrim të tejkalimit të këtyre ndarjeve”, konsideron komisari për të drejtat e njeriut.

Fëmijët në Maqedoni, sipas tij, vonë fillojnë t’i mësojnë gjuhët e bashkësive tjera. Për shembull, potencoi ai, fëmijët shqiptar gjuhën maqedone fillojnë ta mësojnë madje në klasën e katërt, ndërsa nëse dikush nga fëmijët maqedonas dëshiron ta mësojë gjuhën shqipe atë do të mund ta bëjë nga klasa e gjashtë.

Muizhnieks duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve me të cilin përparohet përdorimi i gjuhës shqipe, tha se ka dëgjuar shumë vlerësime të ndryshme për këtë tekst dhe se për momentin ai paraqet ndarje kyçe mes maqedonasve dhe shqiptarëve.

Në pritje jam të mendimit të Komisionit të Venecias, thotë ai, por ai jep vlerësim të kushtetutshmërisë së ligjit, e nuk do ta vlerësojë kohezionin social dhe inkluzivitetin.

Komisari për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës tha se nuk i ka vizituar të burgosurit lidhur me ngjarjet dhe dhunën më 27 prill në Parlament. Tha se persona tjerë nga Këshilli i Evropës i kanë vizituar dhe se kushtet në burg janë të këqija. Kjo çështje është ngritur në Parlament ku janë potencuar konkluzionet e avokatit të popullit në raport të ndjekjes së procedurave. Ai potencoi se masa e paraburgimit nuk duhet të shfrytëzohet si dënim, por vetëm nëse ekziston ndonjë rrezik./Gazeta Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-maqedonia/muizhnieks-autoritetet-duhet-te-zbatojne-politika-eurointegruese-494590/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Loading...