Maqedoni

Incident në burg, Çavkov përleshet me një të burgosur!?

Siç njoftojnë jozyrtarisht disa portale maqedonase, duke u thirrë nga burime në burgun e Shutkës, mbrëmë ka ndodhur rrahje mes ish ministrit të brendshëm Mitko Çavkov dhe cimerit të tij në qelinë e burgut.
Fillimisht ka ndodhur zënkë verbale mes tyre,”mirëpo cimeri i Çavkovit e ka tepruar dhe haptazi e ka pyetur se kkush ia harxhon tani paratë e vjedhura prej popullit dhe çka planifikon për në të ardhmen sepse e prêt dënim prej disa dekadave”.

Çavkovi nuk ka mundur ta durojë këtë prandaj fizikisht e ka sulmuar cimerin dhe ka përfunduar në qelinë e vetmisë, shkruajnë portalet maqedonase./Gazeta Express/