Maqedoni

Është pranuar kërkesa e opozitës për pauzë njëorëshe

Është miratuar kërkesa e VMRO-së për pauzë njëorëshe të Kuvendit. Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja, deklaroi se pretendimet se Kuvendi është para bllokimit nuk janë të vërteta.

“Ligji për Gjuhët jo vetëm për VMRO-në, por edhe sipas Hanit aspak nuk është në agjendën evropiane. Krahas shkeljeve që bën me flamurin evropain, refuzimit për debat publik, shumica nuk foli për asnjë amendament. Sot morëm porosi në telefon se do vendoset në rend dite zgjedhja e nënkryetareve të Kuvendit. Kjo i mundeson Kuvendit që të mbajë seanca deri në orët e vona të natës dhe të ketë kush ta zëvendësoj z. Talat Xhaferin. Kjo është shkelje e madhe e demokracisë”, deklaroi Dimovski.

Kësaj deklarate iu kundërpërgjigj kryeparlamentari Talet Xhaferi.
“Mendoj se nëntë muaj ishin të mjaftueshme që të kuptoni që unë si kryetar i Kuvendit jam i gatshëm që kur të kërkojnë deputetët debate atë t’ua mundësojmë”, deklaroi Xhaferi.

Loading...