Maqedoni

Anketë: Shumica e qytetarëve të Maqedonisë kërkojnë anëtarësim në NATO dhe BE

Nëse nesër mbahet referendum për hyrje të Maqedonisë në BE, 64,2 % e qytetarëve të Maqedonisë janë përgjigjur me “për”, derisa për pyetjen identike për hyrje në NATO, 66 % janë deklaruar poashtu pozitivisht.

Këtë e tregojnë rezultatet e anketës së Institutit për hulumtime politike (IPIS) e bërë në periudhën mes 16 dhe 21 dhjetor 2017, transmeton Medial.mk.

Gjithsej 45,4 % e të anketuarve konsiderojnë se raportet me Greqinë në të ardhmen do të përmirësohen, derisa 15,5 % e tyre mendojnë se do të përkeqësohen, transmeton Medial.mk.

Në pyetjen për hyrje të Maqedonisë në BE, kundër janë deklaruar 18 %, derisa me “nuk e di” janë përgjigjur 17,8 % e të anketuarve.

Nëse nesër ka referendum për hyrje të Maqedonisë në NATO, kundër janë deklaruar 15,3 %, derisa me “nuk e di” janë përgjigjur 18,7 % e të anketuarve./