Lajmet

Kryeministrit i plotësohet dëshira, Demarkacioni të hënën në Kryesi të Kuvendit

Në mbledhjen e të hënës në kryesinë e Kuvendit të Kosovës do të diskutohet edhe për demarkacionin me Malin e Zi, mëson Gazeta Express.
Naim Jakaj, këshilltar politik i Nënkryetares së Kuvendit Aida Dërgutit, tha për Express se demarkacioni renditet në pikën e gjashtë të diskutimit për ditën e hënë.

Fillimisht, kjo marrëveshje ishte shqyrtuar nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe ishte dërguar për në kryesi.

Kryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani kishte bërë të ditur se komisioni nuk do të dalë me qëndrim lidhur me këtë çështje por vetëm do ta procedojë për shqyrtim, pa bërë rekomandime për deputetët nëse duhet ta votojnë ose jo Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Ndryshe, po përflitet edhe për një plan për kalim të kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës, që kryeministri Haradinaj do t’ia prezantojë homologut të tij malazez Dushko Markoviq.

Ndërkohë, vet Haradinaj ka insistuar më së shumti që demarkacioni të shkojë në Kuvend pas dorëzimit të raportit nga Komisioni i Bulliqit.

Loading...