Biznes

Vdes njeriu që themeloi IKEA-në

Ingvar Kamprad, themeluesi i IKEA, vdiq në shtëpinë e tij në Suedi në moshën 91 vjeçare, thuhet në njoftimin zyrtarë të kompanisë të postuar në Twitter.

“Themeluesi i IKEA dhe një ndër ndërmarrësit e shekullit XX-të, Ingvar Kamprad, ka ndërruar jëtë në moshën 91-vjeçare”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

I lindur në vitin 1926 në Småland, Kamprad themeloi IKEA-në në vitin 1943 si një 17-vjeçar.

Gjatë dekadave që pasuan, kompania u rrit në një markë globale me 355 dyqane në 29 vende, duke shitur mobile, pajisje kuzhine dhe pajisje shtëpiake.

Loading...