Biznes

OXFAM: 82% e parave të botës shkojnë në duart e 1% të popullsisë

Boshllëku mes super të pasurve dhe pjesës tjetër të botës u zgjerua vitin e kaluar ndërkohë që minoriteti i të pasurve vazhdon të mbledhë gjithnjë e më shumë pasuri në duart e tyre.

Sipas një raporti të ‘Oxfam’, shkruan BBC, 82 për qind e parave të gjeneruara vitin e kaluar shkoi në duart e 1 për qind të popullsisë së botës, ndërkohë që gjysma më e varfër e popullsisë nuk përjetoi asnjë ndryshim.

Sipas organizatës, të dhënat tregojnë një sistem të dështuar. Ndërsa si arsye për këtë dështim thotë se janë evacioni me taksat, influenca e firmave në politikëbërje, gërryerja e të drejtave të punëtorëve, etj.

Kjo organizatë ka publikuar raporte të ngjashme përgjatë 5 viteve të kaluara. Në vitin 2017, ‘Oxfam’ llogariti se 8 personat më të pasur në botë kishin pasuri po aq sa gjysma më e varfër e popullsisë së globit.

Këtë vit organizata tha se 42 persona kishin pasuri sa gjysma më e varfër e popullsisë së botës, teksa shifrën e vitit të kaluar e rishikoi duke e ngritur nga 8 në 61. Si arsye për këtë ndryshim paraqiti përmirësimin e të dhënave.

Drejtori ekzekutiv i ‘Oxfam’, Mark Goldring, tha se “ky është një nivel pabarazie i papranueshëm”.

Pavarësisht numrit ekzakt të personave që disponojnë pasuri sa gjysma e botës, mesazhi i organizatës është i qartë, bota është një vend me pabarazi të madhe. /TV Klan /

Loading...